Konkursi i Parė Ndėrkombėtar mbi

May 13th, 2013

Konkursi i Parė Ndėrkombėtar mbi

Konkursi i Parė Ndėrkombėtar mbi

Konkursi për ”Dream Business” ishte një organizim ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi i cili u mbajt në Universitetin Epoka. Projektet u pranuan nga aplikimet individuale dhe bazuar në këtë u vleresuan idete inovative. Faza e fundit  ishte mes finalisteve, ku secili prezantoj projektin ne formation power-point. Kjo sfidë ndërkombëtare u përqendrua në risite dhe pikëpamjet e sipërmarrësit.

Vendi i parë u fitua nga Znj. Eugerta Hamati dhe vendi i dyte nga Z. Brunaldo Bani. Znj. Eugerta Hamati prezantoi një ide inovative në lidhje me prodhimin e xhamit të sheshtë dhe atij prej qelqit. Ajo parashtroj skemën qe dëshironte të krijojte pas studimeve universitare. Ajo u vlerësua me 75% burse, burse e cila eshte e vlefshme per programin e Administrim Biznesit, Marketing Ndërkombëtar dhe Logjistike dhe disa dhurata të tjera. Projekti tjetër i paraqitur ishte gjithashtu tërheqës dhe impresionues. Propozimi i Z.Brunaldo Banit, konsistonte në ndertimin e një kompleksi Turistik në të cilin do të përfshiheshin Bare, Hotele, Restorante, Pishina dhe salla konferencash. Ai është vlerësuar me vendin e dytë i cili përfshin 50% bursë ne nje nga programet e Administrim Biznesit ose Marketing Ndërkombëtar dhe Logjistike sidhe disa dhurata të tjera. Anëtarët e bordit të jurise ishin: Shefi i Departamentit të Administrim Biznesit Assist. Prof Dr Mustafa UC dhe dy profesorë në këtë departament, Assoc.Prof.Dr. Ali Ihsan Özdemir dhe Assist.Prof.Dr.Yüksel Köksal.