“Ėshtė koha pėr Beneluksin e Ballkanit”

November 6th, 2013

“Ėshtė koha pėr Beneluksin e Ballkanit”

“Ėshtė koha pėr Beneluksin e Ballkanit”

Këto ishin fjalet e thëna nga Gunther Fehlinger në forumin e hapur të organizuar nga klubi “Zgjidhja e Konflikteve” në universitetin Epoka ditën e mërkurë më datë 6 Nëntor në ambjentet e sallës së konferencave të këtij universiteti. Z. Fehlinger, si kryetar i Reformave për Taksat  në Bashkimin Europian,  paraqiti idetë e tij për masat që duhen ndërrmarrë nga shoqëria shqiptare në përmirësimin e ekonomisë.

Zyrtari austriak propozoi se tregu shqiptar duhet përqëndrohet në rritjen ekonomike dhe jo në rishpërndarje. Rritja ekonomike sjell më shumë vende pune, mirëqënie dhe më shumë të ardhura, të cilat do lejojnë përmirësimin e situatës në Shqipëri. Sipas tij, taksa e sheshtë ka qenë elementi kyc që ka tërhequr investuesit e huaj dhe kjo taksë duhet të vazhdojë të qëndrojë 10%. Shqipëria duhet të ndërrmarrë këto masa në mënyrë që t’ju bëjë konkurrencënë tërheqjen e investuesve të huaj shteteve fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Megjithatë, i ftuari e vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit mes këtyre vendeve. Kjo mund të arrihet duke nisur me nxitjen e import eksportit, duke krijuar në këtë mënyrë nje partneritet të ri. Kjo ishte sipas tij zgjidhja më e mirë e menduar deri më tani prej Bashkimit Europian në mënyrë që të përshpejtohet antarësimi I tyre në BE. Edhe pse kriza ekonomike i gjeti këto vende në një moment kritik, gjatë dekadës së parë të rikonstruksionit, shihet mundësia e krijimit të një tregu të përbashkët brenda rajonit  dhe integrimit ekonomik. Nëse arrihet bashkwpunimi në mënyrë të suksesshme, do të jetë prova më bindëse për BE-në për të pranuar antarësimin e këtyre vendeve. Z. Gunther Fehlinger theksoi se të tilla bashkëpunime kanë qenë të suksesshme për vendet e Beneluksit ( Belgjika, Hollanda, Luksemburgu) dhe pse jo edhe për vendet e Ballkanit.

Tema e trajtuar prej tij ngjalli interes tek të pranishmit. Pyetjet prej studentëve ishin të shumta, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga i ftuari dhe sic u shpreh dhe ai vetw: “Debati, pyetjet dhe porpozimet e ngritura nga studentwt  tregojnw pwr cilwsinw e arsimimit ne Universitetin Epoka. Është e dukshme se ju po bëni një punë shumë të mirë me studentët tuaj”.

 Kjo ishte hera e parë për të që vizitonte ambjentet e kampusit dhe u ndje mjaft  nderuar për ftesën e bërë nga klubi Zgjidhja e Konflikteve. Z. Gunther Fehlinger shprehu përgezimet e tij për këtë klub, për punën e bërë prej tyre dhe premtoi mbështetjen e tij për projektet në vijim. Vizita e tij në Universitetin Epoka ishte ndalesa e parë në Shqipëri  ndërkohë pse axhenda e tij e ngjeshur perfshin në vijim disa ndalesa në qytete të ndryshme të Ballkanit.