Diploma te Dyfishta

February 26th, 2027

Diploma te Dyfishta

Diploma te Dyfishta

Nënshkrohet marrëveshja për diploma të dyfishta me Universitetin Leeds Metropolitan

 

Më 9 dhjetor 2010, Universiteti Epoka dhe Universiteti Leeds Metropolitan (LMU) në Mbretërinë e Bashkuar, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Arsimor ku u miratua oferta  e programeve te dyfishta për të gjithë studentët ne Universitetin Epoka qe studiojnë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, përkatësisht në Departamentet e Administrim Biznesi, Ekonomi, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe Banke dhe Finance.

Marrëveshja e lartpërmendur ofron mundësi për të gjithë nxënësit e Universitetit Epoka  të shpenzojnë vitin e tyre të fundit të studimeve në LMU, në Mbretërinë e Bashkuar, dhe të perfitojnë diploma të dyfishta nga Universiteti Epoka dhe Universiteti LMU. Kjo mundësi ju jepet edhe studentëve te diplomuar, të cilët kanë të drejtë te kryejne vitin e tyre të parë ne programet master në Universitetin e LMU dhe pastaj të përfundojne  tezën e tyre te Materit në Universitetin Epoka duke marre gjithashtu dy diploma.

Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të dy universitetet sepse Universiteti Epoka  po ndërmerr çdo përpjekje me qellim qe te rrise mundësitë bashkohore për studentët shqiptarë.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar në mes të një universiteti britanik dhe një universitet shqiptar në lidhje me programin e diplomave te dyfishta. Implementimi I saj ka filluar qe në vitin akademik 2011-2012.