Asistentia Sonila Gruda mori pjesė nė Seminarin e Bloomberg-ut ne Kosove

April 11th, 2013

Asistentia Sonila Gruda mori pjesė nė Seminarin e Bloomberg-ut ne Kosove

Asistentia Sonila Gruda mori pjesė nė Seminarin e Bloomberg-ut ne Kosove

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Epoka u përfaqësua nga Znj Sonila Gruda në Seminarin Bloomberg, të organizuar në Prishtinë, Kosovë, nga Bloomberg LP, një nga mediat më njohura ne mbarë botën me qender në New York. Ne seminar u dhanë informacione mbi rrjetet financiare të afta te analizonin interesa te caktuara monetare. Kjo platformë shërben prej vitesh si kompania financiare e lajmeve nëpërmjet Terminalit Bloomberg.

Qëllimi kryesor i diskutimit ishte prezantimi i shërbimit profesional te Bloomberg përmes të cilit përdoruesit mund të monitorojne dhe analizojne në kohë reale të dhënat financiare të tregut ,cdo lëvizje tregtare ofrohej në platformën moderne elektronike. Platforma lejon përdoruesit të marrin informacione financiare dhe ekonomike te detajuara per vend te botes. Niveli i statistikave ne keto lajme ekonomike mbështet gjithashtu akademiket ne çdo studim kerkimor.

Tryeza e rrumbullakët ishte një mundësi për Universitetin Epoka për të marrë informacion edhe ne lidhje me Testestimin e Instituticionit Bloomberg (BAT). BAT është një provim ndërkombëtar online që ofron Instituti Bloomberg në partneritet me profesionistë financiare, rekrutuesit dhe akademikë. I dizenjuar për studentë dhe të diplomuarit ne departamentet ekonomike ky provim teston aftësitë dhe njohuritë që kanë rëndësi më të punëdhënësit.Provimi i jep mundësi të studentëve të diplomuar te promovohen dhe te gjejne mundesi punesimi apo praktika jashte vendit. Përfaqësuesit e këtij institucioni mirëpriten vizitën tonë sidhe mbështeten bashkëpunimin me informacion të mëtejshëm.