Universiteti Epoka mban ceremoninė e diplomimit pėr vitin akademik 2011-2012

April 2nd, 2013

Universiteti Epoka mban ceremoninė e diplomimit pėr vitin akademik 2011-2012

Universiteti Epoka mban ceremoninė e diplomimit pėr vitin akademik 2011-2012

Në prani të mysafirëve më shquar nga Shqipëria dhe jashtë vendit, 148 të diplomuar nga 7 departamente të ndryshme, morën diplomat e nivelit Bachelor dhe Master. Ceremonia e diplomimit u zhvillua në Kampusin e Universitetit Epoka ditën e premte, 15 qershor 2012.

"Të diplomuarit e universitetit  provuan edhe njëherë që Shqipëria mund të jetë konkuruese dhe efektive në sektorin e arsimit, për sa kohë  përpjekjet janë të bazuara mbi nje planifikimin strategjik serioz dhe një orientim të qëndrueshëm drejt standardeve të përsosmërisë, siç tregohet nga Universiteti Epoka". Kjo ishte një pikë kyçe që u nënvizua nga rektori i Universitetit Prof. Dr. Ozler Halil Murat, në fjalën e tij.

"Universiteti Epoka është përpjekur që në fillim të ofrojë përsosmëri në kërkimet shkencore dhe sociale dhe të shërbejë me cilësi mësimdhënien në universitet në mënyrë që të diplomuarit e saj te jenë të përgatitur me njohuri dhe aftësi të nevojshme, por edhe me një etikë pune të shkëlqyer".

"Akademikët më të mirë, të huaj,të fushave përkatëse, si dhe shqiptar që kane studiuar në Evropë dhe SHBA, janë ftuar të kontribuojnë në punën mësimore dhe kërkimore ne Universitetin Epoka. Një brez i ri i akademikësh shqiptarë, të dedikuar me përsosmëri po zhvillohen gradualisht".

Rektori i kërkoi të diplomuarve të veprojnë si "Ambasadorë të Universitetit në rrjedhën e karrierës së tyre" dhe i siguroi ata se "Universiteti Epoka synon të ruajë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe mbeshtetëse me ta ".Ceremonia përfshiu edhe çmimet e studentëve me rezultate më të mira.

Epoka është zgjedhja e parë e studentëve shqiptarë që duan një arsim ndërkombëtare. Mesimdhenia është e mbajtur 100% në gjuhën angleze. Studentët dhe stafi vijnë nga 15 vende të ndryshme.Universiteti është i akredituar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.