Marreveshje me BKT-ne e Kosoves

April 22nd, 2013

Marreveshje me BKT-ne e Kosoves

Marreveshje me BKT-ne e Kosoves

Delegacioni i Fakultetit i përbërë nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Güngor Turan, dhe Shefi i Departamentit të Administrim Biznesit,Assist. Prof. Dr. Mustafa Uc vizituan BKT-në e Kosovës me datë 22 Prill, 2013. Me këtë rast delegacioni u takua me Menaxherin i Përgjithshëm të BKT-së së Kosovës, Z.Suat Albayrak.

Banka Kombëtare Tregtare është krijuar në Janar të 1993, si bashkim i Bankës Tregetare Shqiptare (ACB) dhe i Bankës Kombëtare Shqipëre (NBA). Banka Kombëtare Tregtare është krijuar si një Kompani Aksionare në Korrik të 1997, me asete që arrinin deri ne ALL 2.7 billion.Pas vendimit për tu krijuar edhe në Kosovë, BKT-ja ka hapur tashmë 11 degë duke u renditur kështu në bankat më të mëdha në rajon.

Qëllimi kryesorë i vizitës ishte krijimi i mundësive për bashkepunim mes Universitetit Epoka dhe BKT-së së Kosovës për të hapur rrugën për praktikat mësimore, projektet e përbashkëta sidhe për mundesi punësimi për të diplomuarit në Universitetin Epoka.