Marrėveshje Bashkėpunimi me Univrsitetin Sapienza, Romė

September 14th, 2015

Marrėveshje Bashkėpunimi me Univrsitetin Sapienza, Romė

Marrėveshje Bashkėpunimi me Univrsitetin Sapienza, Romė

Më 14 shtator, 2015, Departamenti i Administrimit të Biznesit në Universitetin Epoka dhe Departamenti i Menaxhimit në Universitetin Sapienza të Romës, në Itali, nënshkruan një marrëveshje të përgjithshme bashkëpunimit për edukimin/arsimimin  dhe kërkimin shkencor.

Më saktësisht, marrëveshja parashikon bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor si më poshtë:

  1. Menaxhimi dhe Organizimi
  2. Sistemet e Qasjeve Praktike
  3. Menaxhimi i Njohurive
  4. Shkenca e Shërbimeve dhe Qëndrueshmëria
  5. Inovacioni dhe Menaxhimi i Kompleksitetit

Aktivitetet do të zbatohen në formën e shkëmbimit të vizitave nga ana e studiuesve, pjesëmarrjes në programet kërkimore shkencore, organizimit të takimeve shkencore, seminarëve dhe kurseve në fushat e sipërpërmendura, shkëmbimit të informacionit shkencor dhe artikujve shkencorë.

Studiuesit/Akademikët përkatës përgjegjës për projektin janë profesorët: Prof. Fabrizio D'Ascenzo, Prof. Sergio Barile, Prof. Mario Calabrese për Universitetin Sapienza të Romës, dhe Prof. Mustafa Üç dhe Prof. Xhimi Hysa, për Universitetin Epoka.

Departamenti i Menaxhimit i Universitetit Sapienza të Romës është i përfshirë në mësimdhënie, kërkime shkencore, hulumtime dhe formimin ekzekutiv pasuniversitar, në një shumëllojshmëri të disiplinave të biznesit.

Për informata më të hollësishme ju lutem ndiqni këtë link