Firmoset marreveshja per punesimin me TEB nė Kosovė

April 23rd, 2013

Firmoset marreveshja per punesimin me TEB nė Kosovė

Firmoset marreveshja per punesimin me TEB nė Kosovė

Delegacioni i Fakultetit i përbërë nga Dekani, Prof. Dr. Güngor Turan, dhe Shefi i departamentit të Administrim Biznesit, Assist. Prof. Dr. Mustafa Uc vizituan TEB në Kosovë me datë 23 Prill 2013. Me këtë rast delegacioni organizoi një mbledhje me Drejtorin e Departamentit të  Menaxhimit në TEB e Kosovës, Z.Orkun Mungan.

TEB Sh.A ka mundësuar produkte shumë inovative dhe praktike duke dhuruar një shërbim shumë efikas që nga hyrja e parë në tregun e Kosovës ne 2008. Grupi TEB, është formuar nga një bashkim mes institucionit më të fortë financiar në botë, BNP Paribas, dhe më një nga bankat më të njohura në Turqi, Banka Ekonomike e Turqisë (TEB). Qëllimi i vizitës ishte të mundësonte bashkëpunimin mes Universitetit Epoka dhe TEB të Kosovës në fushen e punesimt për studentët që diplomohen nga Epoka, gjithashtu përfshiheshin dhe praktikat mësimore dhe projektet e mundshme për organizime të përbashkëta me Bankën.