Departamenti i Biznesit Informatik viziton Eagle & ALBTELECOM

April 10th, 2013

Departamenti i Biznesit Informatik viziton Eagle & ALBTELECOM

Departamenti i Biznesit Informatik viziton Eagle & ALBTELECOM

Mënyra më e mirë për të kuptuar njohurite e fituara në auditore është t’i shohesh ato se si zbatohen në praktikë. Për këtë qëllim diten e martë me date 15, 2012 studentet e vitit te pare ne departamentin e Biznesit Informatik ne Universitetit Epoka organizuan një takim studimor me dy kompanitë lider në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri.

Gjatë vizitës grupi i Epokes u prit nga Shefi i IT-se ne Albtelecom dhe Eagle Mobile Z. Hasan Demir, i cili ndau me studentët proceset e detyrave te përditshme të departamentit që ai drejton.

Studentëve iu dha mundesia te benin një vizitë në zyren e "redaksise", një koncept i ri i zbatuar nga dy kompanitë e bashkuara, në mënyrë që të rrisë transparencën interaktive midis punonjësve dhe gjithashtu stafit menaxherial.

Me pas u mbajt një sesion pyetje-pergjigje ku studentët bënë pyetje të ndryshme në sektorin e telekomunikacionit dhe mbi përparimet e fundit të teknologjisë së komunikimit.