Aktivitet nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Bashkėpunimit me Universitetin Sapienza, nė Romė

November 13th, 2015

Aktivitet nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Bashkėpunimit me Universitetin Sapienza, nė Romė

Aktivitet nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Bashkėpunimit me Universitetin Sapienza, nė Romė

Në emër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Departamentit të Administrimit të Biznesit në Universitetin Epoka dhe Departamentit të Menaxhimit në Universitetin Sapienza në Romë, më 13 nëntor 2015, Universiteti Epoka mirëpriti tre profesorë të shquar për t'u bashkuar si mysafirë në Mbrojtjen e Tezave Master të të diplomuarve në Departamentin e Administrim Biznesit.

Ky takim u zhvillua në kampusin e Universitetit Epoka jo vetëm në kuadër të respektimit të marrëveshjes, por edhe për të forcuar marrëdhënien e bashkëpunimit midis palëve duke kontribuar në shkëmbimin e dijeve në fushën e kërkimit akademik e shkencor.

Profesorët e ftuar të Departamentit të Menaxhimit në Universitetin Sapienza, Prof. Luciano Bologna, Prof. Mario Calabrese dhe Prof.Alberto Bilotta së bashku me profesorët e Departamentit të Administrimit të Biznesit në Universitetin Epoka, Prof. Mustafa UC, Prof. Vusal Gambarov dhe dhe Prof. Xhimi Hysa përbënë Komisionin  Vlerësues të cilët shqyrtuan, sygjeruan ndryshime dhe përmirësime  si dhe vlerësuan prezantimet e tezave.

Më shumë aktivitete të tilla si ky janë planifikuar të mbahen në të ardhmen për të rritur bashkëpunimin ndërmjet universiteteve me qëllim përfitimin e studentëve dhe akademikëve.